Surroi: Albin Kurti është intelektual, Thaçi i padijshëm

Veton Surroi e ka quajtur Hashim Thaçin të padijshëm, ndërkohë e ka vlersuar lartë Albin Kurtin, shkruan AlbanienShow

“Thaçi është i paskrupullt, i padijshëm dhe sheh vetëm interesat e veta personale. Thaçi është i dijshëm për të prishur, thyer, penguar, jo për të ndërtuar”, kështu beson Veton Surroi për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

I ftuar në “A show”, publiçisti i njohur në Kosovë, Veton Surroi, tha se idea e ndryshimit të kufijve ka ardhur nga një rakordim Ruso- Serb dhe ka mbërritur së pari te Thaçi.

Surroi tha gjithashtu se Rama është një provokator estetik, duke vlerësuar një pjesë të qeverisjes së tij, por heziton ta cilësojë burrë shteti.

Kur u pyet se çfarë mendon për Albin Kurtin, ai tha që Kurti është shumë herë më i dijshëm se Hashim Thaçi.

Shesheli: Serbia këtë muaj do ta pushton tërë Kosovën

Lideri i radikalëve serbë Vojislav Sheshel vlerëson se shqiptarët nuk do ta sulmojnë veriun e Kosovës derisa serbët të kenë udhëheqës të mençur atje.

Siç përcjell agjencia serbe e lajmeve tanjug, ai duke komentuar shkrimet e disa medieve se Ambasada amerikane e ka njoftuar Departamentin e Shteti se Serb a është përforcuar dhe se ajo, në rast të sulmit në veri të Kosovës do të reagojë, ai ka theksuar se vendosmëria për reagim në këtë rast është si tek udhëheqja e shteti ashtu edhe tek ajo e Armatës si dhe te vetë populli.

“Dhe jo vetëm nëse sulmohen katër komunat veriore. Nëse ndodh përleshja, Ushtria jonë është në gjendje që menjëherë të shkojë deri në Ibër, por edhe ta pushojë tërë Kosovën”, citohet të ketë thënë Sheshel, transmeton Koha.net .

I pyetur se si do të sigurohet kthimi i serbëve në Kosovë, ai ka thënë se kthimi i serbëve nuk mund të garantohet derisa të mos suspendohet udhëheqja e Kosovës.

Isa Mustafa selam Thaçit: Korrigjojë mexhat e arat e tua, jo kufijtë e Kosovë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se për partinë e tij, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

Sipas tij, hapja e dialogut për kufijtë është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit, transmeton Indeksonline.

I pari i LDK-së ka thënë se nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me kufijtë, duke iu referuar Presidentit Thaçi, ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderur,
Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.
Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion daj shtetit dhe territorit të Kosovës.

Nëse dikuj i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës./

Eh politika si ku.. Albin Kurti për Isa Mustafën: Dikur e quante argat të Serbisë, sot thot e kam si vella!

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar sonte Albin Kurtin e Vetëvendosjes për ndryshim të qëndrimit karshi Isa Mustafës së LDK-së.

Në një video përmbledhëse me deklarata të Kurtit, dëgjohet Kurti duke thënë mendime krejtësisht të ndryshme për Mustafën, për të cilin dikur thoshte se s’ka respekt, kurse tani thotë se e respekton, transmeton Indeksonline.

Molliqaj ka shpërndarë videon në Facebook, duke ftuar qytetarët të shohin sic ka thënë ai këtë ‘hipokrizi’.

Shiheni bashkëpunimin jo-parimor në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Dikur ky i fundit ishte “argat i Serbisë”, kurse tash “çkapës i shtetit”.

Dikur për Kurtin, Mustafa ishte i nënshtruar i Thaçit, mbrojtës i Jabllanoviçit, shërbëtor i Serbisë… kurse sot njeri “i respektuar” që “deshi ta ndryshojë Kosovën”.

Çfar deklarte të hatashme bon Milaim Zeka, ndëgjon respekt (VIDEO)

Zeka: Nisma skan la teze as halla te veta pa i punsu nuse e qka kan pas i kan punsu.

Partija prej te ciles un jam ber deputet nuk dallon sen ne qeshtjen e nepotizmin qe jo po thoni po gjyshja jeme se kupton ket fjal po un po them punsimin e familjarve me halla me teze me gra me nuse me krejt mahallen me shti ne pun.

Po nisna te Nisma ky ësht konfrontimi im i par qe un e kam ber me kreret e nismes un ju tregoj me emra kan e kan shti ne pun duke fillu nga Jakup Krasniqi e krejt ren teposht.

Unë se kam problem krejt me emra ju tregoj qaq shum qe kan punsu duhet me i pyt a ju ka mbet naja pa punsu me femi te vllazniv me nuse me krejt, te njejtin sistem e kan ber edhe te tjeret qe jan kan ne pushtet siq deklaron Zeka

Ish-kryeministri turk: Turqia është shtet shqiptar, po aq sa është edhe shtet turk

Ahmet Davutogllu, ish-kryeminitri turk në një deklaratë para studentëve të Universitetit të Tetovës është shprehur se e ndjen veten si pjesë e stafit akademit të UT-së.

Teksa iu përgjigj pyetjeve të studentëve për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe turqve, theksoi se kur bëhet fjalë për këtë miqësi nënkuptohet një familje.

Ja si është shprehur ai:

Nëse vini në Turqi, do t’i shihni turqit dhe shqiptarët të jetojnë në një familje. Andaj, nuk do t’i referohem çështjes shqiptaro-turke ndaras. Turqit dhe shqiptarët janë një familje, vetëm një familje. Ndonjëherë thuhet se ka dy apo tre shtete shqiptare. Jo, edhe Turqia është shtet shqiptar, po aq sa është edhe shtet turk.

Video e rrallë: Kur Rifat Jashari kthehej në Prekaz, 2 javë pas çlirimit të Kosovës

Rifat Jashari, bashkë me nipat, është kthyer në Kosovë 2 javë pas çlirimit, raporton T7
Kthimin në atdhe është ëndrra e çdo mërgimtari.

Por, një kthim të tillë nuk e kishte dashur kurrë Rifat Jashari.

Është 29 qershor 1999.

Pak ditë pas çlirimit të Kosovës, vëllai i komandantit legjendar kthehet nga Gjermania në Drenicë.
Anëtarët e familjes që i kishte lënë në Prekaz para nisjes në Gjermani, nuk e gjen asnjërin gjallë.

Source: T7

Ahmeti shpallet kryetar i dobët, s’ka plotësuar as 50% të premtimeve!

Ahmeti shpallet kryetar i dobët, s’ka plotësuar as 50% të premtimeve!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte dhënë premtime të shumta në fushatën e zgjedhjeve lokale. I pari i kryeqytetit po del të jetë i dobët sa i përket mbajtës së premtimeve

Në një hulumtim të publikuar nga instituti “GAP” për periudhën janar 2018 – dhjetor 2018, Ahmeti ka premtuar vetëm 10 premtime, nga gjithsej 81 sa i kishte bërë në kohë fushate.

Dy prej tyre janë gjysmë të përmbushura, 30 të filluara dhe 39 të tjera nuk kanë filluar fare.

Vendosja e katër E-kioskave nëpër bashkësi lokale (më shumë)
Janë vendos dy e-kioska: në objektin e Komunës së re (ku pajisen me dokumente e gjithë zona e Arbërisë) dhe ARC (zona Qendër).

Prokurimi elektronik me qasje edhe për qytetarët; (më shumë)
Komuna e Prishtinës në gusht të këtij viti ka lansuar platformën “Kontratat e hapura” . Komuna e Prishtinës me zhvillimin e platformës “Kontratat e hapura” është duke ju siguruar të gjithë qytetarëve të dhëna të hapura sa i përket kontratave që lidh ky institucion me të gjithë operatorët ekonomik.

Kjo platformë mundëson pasqyrimin e të gjitha kontratave nga drejtoritë komunale me qëllim që këto shënime të përdoren më tutje në funksion të transparencës së plotë në komunë

Ma jepni Mitrovicen dhe Trepcen thot Vuçiq: Nuk mund ta njohim Kosovën, e të mos fitojmë diçka!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar sot se nuk e përjashton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por ka potencuar se Beogradi duhet të fitojë diçka si kundërshpërblim.

“Para së gjithash ekziston mundësia për kompromis. Nuk mund ta njohim Kosovën, e të mos fitojmë diçka nga pala tjetër”, ka thënë Vuçiq, në një intervistë për agjencinë italiane ANSA në prag të vizitës së kryeministrit italian, Giuseppe Conte në Serbi.

Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se çështja e ndryshimit të kufijve është një temë kontravrese, pasi që nuk i njohin të gjithë kufijtë e njëjtë, varësisht nga ajo nëse e kanë njohur Kosovën ose jo.

“Për dallim nga liderët e Kosovës, të cilët çdo ditë po i mashtrojnë qytetarët e tyre me premtime jo reale, se Prishtina do të fitojë gjithçka e Beogradi asgjë, detyrë e imja është që serbëve t’ua shpjegoj kuptimin e kompromisit, i cili nuk përbën as fitore as humbje. Fitore për të ardhmen e Serbisë”, tha Vuçiq.

Ai ka mohuar se ka pasur ndonjëherë takime sekrete me presidentin Thaçi, siç pohojnë disa media, dhe i ka përshkruar si “rrenë e kulluar” pretendimet e ekzistimit të një drafti të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Ka përsëritur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të vazhdojë derisa qeveria e Kosovës nuk e tërheq taksën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Source: Telegrafi

Vajza e Hamëz Jasharit Besarta: Ka netë që s’mund të flejë sa herë e ku,tojë të kaluarën!

Rrëfimi i Besarta Jasharit: Ka netë që s’mund të flejë sa herë e kujtojë të kaluarën!

E bija e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari në kohën e luftës ka qenë vetë 10 vjeçare.

Ajo është e mbijetuara e vetme e kësaj familje legjendare, që i shpëtoi masakrës së 5 marsit të vitit 1988.

Vite më parë në një intervistë për BBC ajo rrëfej tmerrin që kishte përjetuar, si e mbijetuara e vetme e një dyluftimi, ku humbën jetën 59 anëtarë të familjes së saj.

“Ma së pari më kujtohet kur nana u mundojshin me na afru afër vetit mos me na lënë me u frikësu, edhe tu na jepë bukë edhe ujë”, tregon ajo.

Tutje, Besarta flet për momentin më tragjik që përjetuan më të dashurit e saj.

“Kjo është dhoma ku jemi kanë gjitha familja, këtu është vendi ku kam qenë unë me nanën e motrat e mija, tjertë gratë e mixhallarëve me femijë e gjyshja. Masi janë afru serbët këtu unë kam ardh në drejtim nga kjo dhomë këtu ku u kanë bali Adem I vrarë ëtu, unë kam ardh e jam strehu te maxhja. Ku kanë gjujtë granata ose bume Brenda ku janë vra të gjtihë, mirëpo unë nuk jam plagos, asnjë grrithë nuk e kam marrë prej granatave ose bumeve.”, thotë Besarta.

“Unë jam bërë kishe jam e vdekne, erdhën serbët fillun me i prekë tanë edhe me kqyrë a është dikush gjallë. Më hetuan se unë jam hala gjallë edhe më kanë marrë me kan qu përmbi një fushë që është te shpia”, tregon ajo me lotë në sy.

Besarta thotë se ka netë të tëra që I kujtohet e kaluara e trishtë që e përjetoi. /Telegrafi/