Mavraj u largua nga Greqia, sepse aty nuk kishte xhami për tu falur

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, ka treguar arsyen e largimit nga klubi grek, Aris.

Mavraj në një intervistë të dhënë për “Telesport.al” ka folur për formën e tij, situatën e tij në kombëtare dhe vendimin e tij për të përfunduar aventurën e tij në kampionatin grek, përcjell Insporti.com.

Ai ka thënë se nga Greqia është larguar shumë shpejtë për shkak se nuk kishte xhami për t’u falur.

“Nga Greqia ika shumë shpejt sepse arsyeja kryesore ishte se nuk kishte xhami për tu falur. E them me plot sinqeritet, sepse jeta e futbollistit nuk është vetëm loja në fushë. Janë dhe shumë orë të tjera që njeriu i kalon në jetën private, dhe mua më mungonte shumë Xhamia. Nuk kishte Xhami fare aty. Unë isha mësuar me këtë gjë, me vëllezërit e mi, me gjëra që më relaksojnë jashtë futbollit me pas ato aktivitet e mija, që janë të lidhura me fenë time, me shokët e mij. Nuk isha aty për pushim dhe nuk e kisha ndërmend të bëja jetë luksoze apo me shku çdo ditë në plazh, por kisha synime. Këto nuk u përputhën në fund fare. Nuk ika me ndonjë keqardhje apo keqkuptim, trajneri nuk pati dëshirë fare, por i thashë ose iki ose e lë futbollin. Kështu që nuk u lashë zgjidhje tjetër” deklaroi Mavraj.

Ndodh surpriza e madhe, Reali eliminohet nga Ajaxi “magjik” nga Vari tek Varri

Ajaxi bëri surprizën e madhe mbrëmjen e sotme në Ligën e Kampionëve, duke fituar me rezultatin 1-4 në “Santiago Bernabeu” dhe duke nxjerrë jashtë kompeticionit Realin e Madridit.

Tre herë kampionët radhazi në Champions, dështuan në mënyrë të turpshme për të mbrojtur titullin, pasi panë t’u përmbysej edhe avantazhi 1-2 i ndeshjes së parë në Amsterdam.

Ziyech dhe Neves shënuan shpejt për holandezët, ndërsa trajneri Solari u detyrua të bëjë llogaritë edhe me dëmtimet e Lucas dhe Vinicius, që lanë fushën e lojës brenda pjesës së parë.

Në minutën e 62-të ishte Tadiç që shënoi golin e tretë për holandezët, por Reali reagoi dhe rindezi shpresat në minutën e 70′ me anë të Asensios.

Megjithatë, vetëm dy minuta më pas ishte Schone që shënoi një gol spektakolar me një goditje dënimi në pozicion të prirët me portën, duke vulosur një kualifikim gati-gati të pabesueshëm të Ajaxit.

Nga ana tjetër, Reali mbyll një javë të tmerrshme, pasi pëson 3 humbje radhazi në “Santiago Bernabeu”, të cilat e nxorrën nga lufta nga të gjithë kompeticionet ku ishin në garë.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Tottenhami arriti të fitojë 0-1 ndaj Borussias së Dortmundit, falë një goli të shënuar nga kapiteni Harry Kane.

Gjithsesi vlen të theksohet se londinezët vinin të qetë në këtë transfertë, pasi kishin fituar me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e parë në “Wembley”.

10 golat e javës në futbollin evropian (VIDEO)

Tashmë kanë përfunduar ndeshjet e këtij vikendi në top ligat evropiane

Si gjithmonë nuk kanë munguar golat fantastike të shënuara nga lojtarët e ekipeve përkatese.

Ndeshja Manchester United Southampton  gjithsej solli 5 gola, por të gjitha ishin gola fantastik e sidomos golat nga fauli i shënuar nga mysafirët.

Gol të bukur shënoi edhe Balotelli me Marseille, ku pas shënimit të golit ai vendosi të festoi live në rrjetin social Instagram./KosovaPress/

VIDEO

Guardiola: Nuk kam probleme me Sarrin, fola me Zolan

Manchester City e mposhti Chelseat me rezultat 6-0 në derbin e javës në Ligën Premier dhe kjo e nervozoi shumë trajnerin Maurizio Sarri.

Italiani në fund të ndeshjes nuk ia dha dorën Pep Guardiolas, por këtë e arsyetoi duke thënë se nuk e ka parë spanjollin.

Trajneri i Cityt e komentoi gjithë këtë në konferencën për media pas ndeshjes, ai tregoi se ka folur me asistentin e Sarrit, Gianfranco Zola, dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Dyshja para fillimit të ndeshjes (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Fola me Zolan, Sarri nuk më ka parë. Unë kam raporte të mira me atë, nuk ka ndonjë problem”, ka thënë Guardiola.

Më pas spanjolli vazhdoi të flas për projektin e Sarrit te Chelseat dhe për atë se çfarë italiani po tentojë të sjellë te Blutë.

“Unë e di se çfarë dëshiron ai, ky futboll gjithmonë na ndihmon të bëhemi më të mirë. Ata dëshirojnë të tentojnë të bëjnë, na kanë mundur në Stamford Bridge”.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se sa e vështirë është të bëhet diçka. Njerëzit presin rezultate të menjëhershme, ai ka nevojë për kohë. Duhet besimi i pronarëve”.

“Sot ishim shumë të mirë dhe ja pse fituam”, ka shtuar për fund spanjolli.

Pas kësaj fitore Man City renditet i pari në Ligën Premier me pikë të barabarta me Liverpoolin, por me një ndeshje më shumë se Reds. Skuadra e Jurgen Klopp në xhiron e radhës luan kundër Manchester Unitedit, ndërsa City ndaj West Hamit. /Telegrafi/