Surroi: Albin Kurti është intelektual, Thaçi i padijshëm

Veton Surroi e ka quajtur Hashim Thaçin të padijshëm, ndërkohë e ka vlersuar lartë Albin Kurtin, shkruan AlbanienShow

“Thaçi është i paskrupullt, i padijshëm dhe sheh vetëm interesat e veta personale. Thaçi është i dijshëm për të prishur, thyer, penguar, jo për të ndërtuar”, kështu beson Veton Surroi për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

I ftuar në “A show”, publiçisti i njohur në Kosovë, Veton Surroi, tha se idea e ndryshimit të kufijve ka ardhur nga një rakordim Ruso- Serb dhe ka mbërritur së pari te Thaçi.

Surroi tha gjithashtu se Rama është një provokator estetik, duke vlerësuar një pjesë të qeverisjes së tij, por heziton ta cilësojë burrë shteti.

Kur u pyet se çfarë mendon për Albin Kurtin, ai tha që Kurti është shumë herë më i dijshëm se Hashim Thaçi.