April 12, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

40-vjeçari shqiptar në Francë kapet me 34 mijë euro të padeklaruara në makinë, dënohet me burg dhe gjobitet

Autoritetet franceze kanë ndaluar një çift shqiptarësh dy javë më parë në Brest. Mësohet se ndalimi i tyre ka ardhur pas kontrolleve të kryera në makinën e tyre ku janë gjetur 134 mijë euro të padeklaruara.

Gjatë ndalimit 40-vjeçari i tha policisë se i kishte marrë paratë se donin të blinin një makinë në Spanjë dhe se nuk e kishin idenë se sa ishte shuma që kishin me vete.

“Po, por ne nuk e dimë se sa kemi,” ishte përgjigja e tyre.

Gjithashtu burri deklaroi se shumën që kishte në makinë do ta dorëzonte në një parking në Barcelonë dhe për këtë do të paguhej me 1500 euro.

Gjykata liroi gruan, ndërsa burrin e dënoi burrin me 18 muaj burg menjëherë, i konfiskoi paratë dhe i vendosi dy gjoba prej 134,655 € dhe 67,327 €.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image