Qeveria ka vendosur që të jepen 90 milionë lekë të tjera për akademinë e futbollit “Durrah City” që do hapet nga klubi anglez i futbollit i Manchester City-t.
Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. Më herët, për akademinë që ka për qëllim edukimin e talenteve dhe formësimin e tyre për të ardhmen, qeveria kishte dhënë 20 milionë lekë.
Marrëveshja mes Qeverisë së Shqipërisë dhe klubit të futbollit “Manchester City” u firmos gushtin e vitit të shkuar. Në prill pritet të nisin punimet për ndërtimin e akademisë.
Leave feedback about this