October 9, 2024
Lajmi i fundit Sport

Cirkuiti në Arabinë Saudite i F1, pistë me kthesë në 20 kate lartësi

Arabia Saudite prezantoi projektin e pistës së re të Botërorit në Formula Një, ku do të garohet prej vitit 2028. Bëhet fjalë për cirkuitin më të gjatë dhe më të shpejt në botë.

Mes karakteristikave të pistës do të jetë një kthesë e cila ndodhet në 70 metër lartësi, ekuivalenti i një godinë 20-katëshe.

Për më tepër, projekti iri do të bënte të mundur që në Kidia Park, e pozicionuar 50 kilometër larg Riadit, të zhvillohen edhe gara të MotoGP.

Pista është ideuar nga ish-piloti i garave, Aleksandër Vurz dhe garat aty do të zhvillohen në sensin kundër orar. Edhe pse ka 21 kthesa, makinat do të arrijnë shpejtësinë maksimale prej 320 kilometra në orë. Ajo që bie më tepër në sy është dizniveli i madh në pjesëve të ndryshme të pistës: mes pikës më të ulët dhe pikës më të lartë diferenca është 108 metër.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image