Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një hetim penal mbi kallëzimin e bërë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për vjedhjet e një pajisjeje elektronike, DVR, dhe dëmtimin e rrjeteve kabllore në selinë e kësaj partie. Burime pranë prokurorisë bënë me dije se hetimi është regjistruar pa emra personash të dyshuar. Në kuadër të zbardhjes së vjedhjes së pretenduar, janë marrë deklarime nga 6 persona, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.
Grupi i hetimit ka administruar dhe po këqyr pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa subjekteve private pranë godinës së Partisë të Lirisë, si edhe ka sekuestruar hard-diskun e ri, që sipas kallëzimit, pretendohet të jetë zëvendësuar nga autorët e ngjarjes. Kallëzimi i kreut të PL për grabitje të rrjetit të komunikimeve elektronike dhe dëmtim të kabllove u bë publik më 29 mars.
Sipas kallëzimit të bërë nga Meta grabitja ka nisur më 6mars dhe se është kryer nga më shumë se një person.
Leave feedback about this