Leskoviku, me 3 mijë banorë të regjistruar zyrtarisht, duket se po kthehet në një qytezë fantazmë. Nga viti në vit, përveçse po shpopullohet më shpejtësi, në këtë qytet, po ndihen edhe mungesat e shërbimeve parësore të banorëve siç është shërbimi shëndetësor.
Aktualisht, në qendrën shëndetësore ndodhet vetëm një mjeke, e cila ka dalë në pension, por që vijon të shërbejë me sa mundet.
Banorët, shumica e të cilëve në moshë të tretë tregojnë vështirësitë që kanë për të marrë ndihmën mjekësore.
Edhe lindjet në këtë qytezë janë me pikatore. Ndërsa ish-arsimtarët e Leskovikut i druhen edhe mbylljes së shkollës së mesme, që më parë numëronte deri në 400 nxënës dhe konviktorë.
Leave feedback about this