September 12, 2024
Lajmi i fundit Sport

“O2 Arena” në Londër vishet kuqezi, por Florian Marku mposhtet me pikë nga Chris Kongo

Shqiptarët mbushën “O2 Arena” në Londër në mbështetje të boksierit Florian Marku, i cili nuk ia doli të mposhtet anglezin Chris Kongo, i cili triumfoi me pikë.

10 raunde ishin thuajse të barabartë, ndërsa një goditje Marku e mori në raundin e tetë, teksa arbitri e ndëshkoi me faull për goditje të kundërshtarit pas koke. Chris Kongo, i cili ishte më i gjatë se shqiptari, shpesh tentonte të lidhej me Markun për të fituar kohë dhe për të kaluar momentet e tij të vështira.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për titullin interkontinental në IBO, ndërsa humbja ishte e para për Markun, i cili në karrierën e tij koleksionon 13 fitore, një barazim dhe një humbje tashmë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image