November 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

Për 1 prill, Gjermania legalizon kanabisin

Gjermania ka legalizuar përdorimin e kanabisit rekreativ. Sipas ligjit të miratuar nga Parlamenti Gjerman dhe që hyn në fuqi sot, 1 prill, kanabisi rekreativ mund të përdoret nga personat mbi 18 vjeç, por njëkohësisht rregullat strikte do ta bëjnë të vështirë blerjen e tij në treg.

Mbajtja e deri në 25 g, kanabis lejohet në hapësirat publike, por jo brenda shkollave, qendrave sportive ose në “zonat e këmbësorëve” midis orës 7:00 dhe 20:00. Në shtëpitë private kufiri ligjor do të jetë deri në 50 g.

Gjermania bëhet vendi i nëntë që legalizon përdorimin rekreativ të kanabisit, i cili është gjithashtu i ligjshëm në disa juridiksione ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe Australi.

Disa ligjvënës gjerman vunë në pikëpyetje faktin nëse rregulloret e reja do të kishin shumë ndikim në tregtimin e tij, pasi ata që nuk janë të gatshëm të kultivojnë kanabisin e tyre, mund të preferojnë ende të konsumojnë drogën e rëndë.

Cilat janë rregullat e reja?
-Mbi 18 vjeç mund të posedojnë deri në 25 g kanabis në publik
-Të rriturit mund të rrisin deri në tre bimë, për familje
-Nuk lejohet të pinë cigare hashashi brenda shkollave, qendrave sportive ose në “zonat e këmbësorëve” midis orës 7:00 dhe 20:00.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image