November 29, 2024
Kosova

“Rasti i rrallë në Kosovë”, Konjufca: Të gjithë i duan zgjedhjet, por nuk kemi një datë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën me dije se Vetëvendosje, nuk ka diskutuar në mënyrë të veçantë për datën e zgjedhjeve.

Ai tha se është rast i rrallë kur të gjitha partitë janë të gatshme për të shkuar në votime, por megjithatë kjo nuk ndodh. Numri dy i partisë në pushtet njofton se nuk ka ndonjë takim të rëndësishëm për zgjedhje të parakhëshme parlamentare.

Kurse kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, foli për një datë të qartë për zgjedhjet.

Thirrja e seancës për shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij, do të ndodhë pas një konsulte të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarët e partive të tjera të pozitës e opozitës.

E vetmja ndërhyrje kur qeveria ka reaguar për zgjedhje është qëndrimi i shprehur publikisht i kryeministrit Kurti, se është i gatshëm të ndihmojë opozitën për të shkuar në zgjedhje, me bashkimin e votave për të shpërndarë Kuvendin.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image