“Shqiponja dhe Oktapodi”, vepra e autorit Italian Gianni Palagonias bëri bashkë dashamirës të librit në Qendrën për hapje dhe dialog.
Gjatë promovimit të librit u theksua edhe një herë lidhja e vazhdueshme mes Shqipërisë dhe italisë në fushën e luftës kundër trafikut të narkotikës, por edhe gjetjes së dashurisë mes dy brigjeve të Adriatikut.
“Shqiponja dhe Oktapodi” tregon se si personazhi kryesor mbërrin në Vendin e shkatërruar të Shqiponjave, ku mësoi detajet e misionit, Palagonia gjeti veten edhe dashurinë.
Gianni Palagonia është emri fals i një polici të vërtetë, i detyruar të fshihej pas një pseudonimi për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tij. Anëtar i sektorëve të hetimit, ka zhvilluar një përvojë të mirë në operacione të rëndësishme kundër mafies, kriminalitetit të organizuar e ndaj terrorizmit të brendshëm.
Librat e Palagonias janë një etyd mbi vlerat morale, mbi vetë sakrifikimin, deri edhe në idealizëm, të njerëzve që punojnë për të çrrënjosur një të keqe që ka hyrë deri në palcë të shoqërisë.
Leave feedback about this