November 27, 2024
Aktualitet

Të burgosurit kërkojnë amnistinë, letër tjetër drejtuar Kuvendit

Amnistia është kthyer në një prej temave më të diskutuara të ditëve të fundit në arenën politike, por edhe ata që janë të prekur drejtpërdrejt prej saj, të dënuar, kërkojnë që ajo të miratohet sa më shpejt dhe të mos mbesë sirtarëve të Kuvendit.

Përmes një letre dërguar institucionit ligjvënës, të dënuarit në burgun e Vlorës kërkojnë nga mazhoranca dhe opozita që të lenë dallimet dhe të miratojnë këtë të drejtë që prej vitesh nuk aplikohet për ta.

“Gjatë dy viteve të pandemisë kemi humbur pjesëtarë të familjeve tona dhe pjesnë tjetër s’e kemi takuar asnjëherë, kohë gjatë së cilës u pezulluan dhe lejet shpërblyese, të cilat nuk janë hapur akoma edhe sot e kësaj dite.

Të dënuarit kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara nga IEVP-të në kurse profesionale dhe në punë brenda institucionet ku kemi pasur vlerësime pozitive dhe sjellje shembullore. Kemi paraqitur kërkesat për lirim me kusht por gjykatat e rretheve na i kanë rrëzuar.

Për këto arsye e të tjera, kërkojmë që të miratoni amnistinë penale dhe dy vjet ulje dënimi. Të përfshihet dhe GJKKO përveç korrupsionit. Me shpresë dhe besim se kërkesa jona do të merret parasysh duke ju falënderuar”, – thuhet në letër.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image