Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, mendjen e ka te dinari serb edhe për Pashkë.
Duke uruar këtë festë të shënuar për katolikët, ai flet për takimin e fundit mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, në Bruksel, duke theksuar se palët diskutuan për gjetjen e një zgjidhjeje në të mirë të njerëzve të prekur nga vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës.
“Në përgjithësi ishte një takim i dobishëm. Të dyja palët kishin mundësinë për të shpjeguar qëndrimet dhe idetë e tyre. Në fund, u pajtuam se një tjetër takim ishte i nevojshë,. Palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe unë shpresoj që do të jemi në gjendje të ngushtojmë dallimet e mbetura këtë të enjte.”
Lidhur me takimin e fundit në Bruksel, qeveria e Kosovës njoftoi se propozimet për zgjidhje të ofruara nga Bislimi kanë qenë në përputhje me rregulloren e BQK-së. Me palën serbe është diskutuar për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb. Por Beogradi pretendoi se Prishtina nuk dëshiron zgjidhje, ndërsa mësohet se është kërkuar që dinari serb të lejohet të qarkullojë sërish në Kosovë. Ndërkohë, kjo vjen mes raportimeve se Lajçak nuk do të jetë më ndërmjetës në dialogu Kosovë-Serbi, pasi pritet që të bëhet ambasador I BE-së në Zvicër, duke nisur nga 1 shtatori I këtij viti.
Leave feedback about this