November 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

Vritet në restorant kryetari i bashkisë teksa hante me të birin

Një kryebashkiak në Meksikë është ekzekutuar teksa konsumonte një vakt në restorant me të birin 14-vjeçar.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Morelia të shtetit Michoacán. Viktimë e sulmit vrastar ishte Guillermo Torres, kryetari i bashkisë së Churumuco-s.

39-vjeçari mbeti i vdekur në vend, ndërsa 14-vjeçari u plagos me armë zjarri.

Torres u zgjodh kryebashkiak në vitin 2022, me ngjyrat e Partisë Revolucionare Institucionale (PRI) , por ai së fundmi u largua nga ky fraksion dhe u bë pjesë e qeverisë MORENA.

Vrasja ka ndodhur në mes të fushatës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2 qershorit, në të cilat rreth 20,000 zyra lokale, shtetërore dhe federale presin drejtuesit e rinj, duke përfshirë presidencën dhe të gjitha vendet në të dy dhomat e Kongresit.

Vihet re se nga fillimi i qershorit 2023 deri më 26 mars 2024, të paktën 50 persona, përfshirë shtatë gra, janë vrarë në incidente të dhunshme të lidhura me zgjedhjet, 26 prej të cilëve ishin pjesë e garës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image