October 4, 2024
Politikë

15 vite në NATO, Mediu: Shqipëria u bë anëtare kur erdhi Presidenti Bush në Tiranë

15-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO bëri bashkë në Tiranë, politikanë, historianë, ish-ushtarakë të lartë të aleancës dhe zyrtarë të SHBA, të cilët sollën kujtimet e tyre si e kanë përjetuar këtë ngjarje historike për vendin tonë.

Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes në kohën kur vendi ynë u bashkua me aleancën, tregoi se për të arritur deri në anëtarësim u kryen shumë reforma në bashkëpunim të ngushtë me SHBA.

“Shqipëria de fakto u bë anëtare e NATO-s kur erdhi Presidenti Bush në Tiranë, i cili jo vetëm nga pikëpamja protokollare që ne arritëm kulmin e marrëdhënieve me SHBA, por nga ana tjetër mendoj se dha dy mesazhe substanciale, Shqipëria në NATO dhe padyshim pavarësia e Kosovës”, u shpreh Fatmir Mediu.

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, rrëfeu një episod të vitit 1998 që konfirmon se marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n kanë qenë të ngushta shumë vite para anëtarësimit.

“Marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n u bënë shumë të ngushta, sa në atëkohë për herë të parë qeveria shqiptare kërkoi një mbledhje urgjente të këshillit të NATO-s në Mars 98. D he kjo mbledhje u zhvillua vetëm me kërkesë të qeverisë shqiptare, në raport me kërcënimet që i bëheshin rajonit”, tha Paskal Milo.

Për Edit Harxhin, drejtoren ekzekutive të Qendrës së Politikave Shqiptare ëndrra e shqiptarëve për të qenë pjesë e NATO-s ka qenë që momentet e para të shkëputjes nga diktatura komuniste.

“Dëshira për anëtarësim në NATO ka qenë e kahershme për shqiptarët. Nisi në sheshin Skendërbej të Tiranës me fjalimin historik të sekretarit të Shtetit, Beker. Me citatin e tij të famshëm “liri fiton” dhe përfundoi me anëtarësimin në Prill të 2009 me postulatin e famshëm  të Berishës “kjo është mrekullia e lirisë”, tha Edit Harxhi.

Pjesë e panelit ishte dhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili kujtoi bashkëpunimin me socialistët për të realizuar ëndrrën e anëtarësimit të vendit në NATO.

“Procesi i punës, i reformimit dhe i pjesëmarrjes të të gjitha veprimtarive që kishin të bënin me NATO-n, në konceptin e qeverisë që unë bëja pjëse ishte se duhet të ishte një detyrë e përbashkët për të gjithë”, tha Besnik Mustafaj.

Konferenca për 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO u përshëndet edhe nga zyrtarë të aleancës dhe personalitete të njohur botërorë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image