Gjykatën e Tiranës Dhoma Civile, zhvilloi seancën me palë kërkuese grupin e përfaqësuar nga Gazment Bardhi, ku kërkohet çregjistrimi i emrit të Lulzim Bashës si kryetar të PD.
Këshilli Kombëtar i PD i datës 27 korrik 2023 ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish-kryetarit Basha nga regjistri i partive politike. Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces.
Seanca u shty për më 30 prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.
Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.
Leave feedback about this