April 18, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet

Do mbyllen portalet e rublave, juristi: Kemi shplarje truri nga mediat!

Shqipëria do të luftojë dezinformimin, duke bërë edhe ndryshime ligjore përmes të cilave do të mbyllur mediat tradicionale si: televizionet dhe radiot, apo edhe portalet dhe llogaritë në rrjetet sociale të kompanive apo individëve të cilët manipulojnë publikun.

Komisioni i Posaçëm duhet të propozojë ndryshime ligjore për të forcuar rregullat e funksionimit të mediave, duke lejuar deri në mbylljen e këtyre llogarive shpifëse apo manipuluese.

Lidhur me këtë ka folur në “Tirana Live”, juristi Romeo Kara, i cili e ka konsideruar kërkesën e deputetëve të duhur, pasi është një temë me rëndësi. Ai ka thënë se Kievi, jo rastësisht në këtë gjendje lufte që është sot, prandaj ky komision duhet të jetë i përhershëm dhe i certifikuar.

Sipas juristit, jemi në mbyllje të një cikli politik dhe ka media të mbështetura nga offshore, flasin për Kosovën, ndërsa janë të mbështetura nga Rusia.

“Unë realisht me sinqeritet përshëndes nga zemra deputetët që kanë bërë këtë kërkesë, ku spikat Mimi Kodheli, Petro Koçi etj.

Si popullsi në këto 200 vite kemi qenë në një agresioni rus, të cilët po lëvizin kartat. Jo vetëm ne, por dhe vetë Europa Perëndimore, ka qene në një sulm të kordinuar rus nëpërmjet portaleve fallso. Pra, kemi një luftë sistemesh, sot luftohet në Ukrainë edhe për sistemin.

Për mua ky komision duhet të jetë i përhershëm dhe duhet të jetë i certifuar, pasi një pjesë e policisë sonë nuk janë të certifikuara nga Euriopa dhe SHBA. Jemi tamam në momentin që të marrim kthesën.

Unë e shoh me rëndësi jetike, ne nuk mund të shmangim parimet ku jemi, të cilat lidhen me interesat më ta larta të shtetit shqiptar. Ne kemi vuajtur dhe nga lufta kibernetike, pra këto janë nxitje konfliktesh. E kemi thënë dhe në media. Bazohet në një luftë asimetrike dhe bazohet në sistemet ruse.

Ne kemi parë që jemi në mbyllje të një cikli politik. Ne kemi parë dhe media të mbështetura nga offshore, flasin për Kosovën, pasi janë të mbështetura nga Rusia. Jo pak herë kemi shplarje truri nga mediat, shmangur e vërteta dhe politikisht të anuara”.

Më tej, ai ka theksuar se ka media që do të mbyllen në Shqipëri dhe politikanët duhet të marrin mëkatin që i kanë vonuar reformat dhe jo meritën që do t’i votojnë.

“Janë përpara provës së padiskutueshme që ti votojnë. Le të mos marrin meritën që po bëjnë reformat se kanë qene të detyruar, por duhet të marrin mëkatin që i kanë vonuar.

Unë mendoj që kemi media të cilat do të mbyllen, pasi mbështetja politike po bëhet hapur në Shqipëri”.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image