Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Temë e bisedimeve kanë qenë hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Në një postim në X ajo bëri të ditur se kanë biseduar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë.
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, më 27 mars ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet fakti që shteti i Kosovës ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.
Leave feedback about this