April 18, 2024
Tirana, Albania
Sport

Ramadani: Shqipëria do të përballet me Italinë vetëm për fitore

Pavarësisht së nuk mori maksimumin në fushë, tek Leçe u dallua Ylber Ramadani që bëri një paraqitje pozitive dhe në fund u veçua si një ndër më të mirët në fushë.

 

Në një intervistë për DAZN, mesfushori shqiptar foli dhe për ndeshjen me Italinë në Europianin e 2024.

 

Sipas tij kuqezinjtë nuk kanë çfarë të humbin dhe do të luajnë vetëm për fitore.

 

“Do të jetë një ndeshje e bukur për mua, luaj në Itali dhe Italia është një ekip i fortë, por Shqipëria do të hyjë në fushë vetëm për të fituar”, përfundoi Ylber Ramadani.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image