Momente frike janë përjetuar në Finlandë. Mësohet se një 12-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në një shkollë në Vantaa, qytezë pak kilometra larg nga veriu i Helsinkit.
Mediat lokale raportojnë se 1 fëmijë ka humbur jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur rëndë nga kjo ngjarje.
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë fillore në Finlandë, disa të plagosur
Nuk është ende e qartë se si 12-vjeçari, që është ndaluar nga policia, ka arritur që të posedojë armën e zjarrit. Në qendër të ngjarjes është një zënkë mes të miturve.
Sherri ka ndodhur në fillim të orës mësimore, në 09:08 minuta, me orën lokale. Mediat lokale theksojnë se në momentin e sulmit, në institucionin arsimor mund të kenë qenë të pranishëm 800 nxënës dhe 90 persona të tjerë që punojnë aty.
Leave feedback about this