April 24, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë fillore në Finlandë, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë fillore në Finlandë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur 3 fëmijë, njofton Reuters.

Një i dyshuar, i cili po ashtu mësohet se është i mitur, është arrestuar. Mësohet se shkolla ka të regjistruar gjithsej 800 nxënës dhe 90 persona pjesë e stafit.

Shkolla Viertola ka nxënës të moshës shtatë deri në 15 vjeç si në moshën fillore ashtu edhe në atë të mesme. Nxënësit sapo ishin kthyer në shkollë pas pushimeve për Pashkët katolike.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image