Donald Trump ka dorëzuar garancinë prej 175 milionë dollarësh , duke shmangur në këtë mënyrë mundësinë e konfiskimeve të aseteve të tij, pasi u urdhërua të paguante një gjobë prej 454 milionë dollarësh për mashtrimin e letrave me vlerë në shkurt.
Ndërsa manjati vijon me apelimet, lirimi me kusht pezullon gjobën maksimale të vendosur ndaj tij për “falsifikim të vlerës së aseteve të kompanive të tij për të marrë kushte më të mira nga kompanitë e sigurimit dhe bankat”.
Nëse ankimimet nuk do të merren parasysh, ish-presidenti do të duhet të paguajë të gjithë gjobën e vendosur ndaj tij.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, njëkohësisht dhe kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë për zgjedhjet e vitit 2024, kishte afat deri të enjten për të paguar këtë garanci, të mbuluar nga një kompani sigurimesh.
“Unë e respektoj thellësisht vendimin e gjykatës së apelit dhe do të depozitoj 175 milionë dollarë shumë shpejt, brenda dhjetë ditësh”, tha në mes të marsit Donald Trump, i cili ka shtuar sulmet e tij ndaj gjyqtarëve të çështjes.
Leave feedback about this