October 2, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

EMRI/ Nuk mund të depërohet nga Britania, shqiptari i dënuar për pedofili: Vendlindja ime, e rrezikshme

52-vjeçari shqiptar, i dënuar për pedofili pas përdhunimit të një 15-vjeçareje në vitin 2015, nuk mund të depërtohet nga autoritetet angleze. Shqiptari i identifikuar nga mediat britanike si Gjin Gjergji, fitoi në Angli statusin e refugjatit, duke paraqitur dokumente të rreme dhe duke deklaruar se ishte me shtetësi kosovare dhe po largohej nga lufta në vitin 2000.

Në vitin 2015, Gjergji rrëmbeu një 15-vjeçare në rrugë dhe e çoi në makinën e tij. Më pas e dërgoi në një rrugë të qetë ku e përdhunoi. Për krimin ai mori dënimin me 6 vite burg. Zyra e Emigracionit, pas mbarimit të dënimit, ndërmori hapin për të verifikuar të dhënat e tij ku edhe konkluduan se në të vërtetë 52-vjeçari ishte me shtetësi shqiptare dhe kishte mashtruar autoritetet.

Depërtimi i tij në Shqipëri u hodh poshtë me një vendim gjykate, i cili pretendonte se ishte e padrejtë që pas 20 vitesh me statusin e azilantit, 52-vjeçarit t’i hiqej ky titull. DailyMail ka kontaktuar me Gjin Gjergjin i cili nuk ka kursyer ironitë dhe tha se është i lumtur që ndodhet në Angli dhe se nuk mund të kthehej në vendin e tij pasi atje ka shumë njerëz të këqinj. Pavarësisht kësaj deklarate, media britanike mëson se 52-vjeçari ai planifikon të vizitojë nënën e tij të moshuar dhe të afërmit e tjerë në Shqipëri sapo të arrijë pasaporta e tij e re në Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë jam mirë, nuk kam asnjë shqetësim këtu. Erdha në Britani sepse doja një jetë më të mirë dhe e gjeta. Më pëlqen këtu. Kam të drejtë të jetoj në Britani, kam një familje këtu. Vendlindja ime është e rrezikshme, ka njerëz të këqinj atje”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me përdhunimin e të miturës në 2015, Gjegji shprehet se mendoi se 15-vjeçarja ishte një punëtore seksi.

“Gjithçka ka përfunduar tani. Çfarë doni më shumë”, këmbënguli ai, duke thënë se kishte vuajtur dënimin e tij.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image