September 11, 2024
Ekonomi Lajmi i fundit

Falje kamatvonesash e pagesë me këste, OSHEE propozon skemë të re për shlyerjen e faturave të energjisë

Kush ka fatura të energjisë elektrike të pa-paguara deri në vitin 2022, do të mund t’i shlyejë ato me këste ose njëherazi duke mos të gjitha kamatvonesat. Abonentët familjarë, bizneset apo institucionet tashmë mund të lidhin “aktmarrëveshje” me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të shlyer detyrimet. Në varësi të shumës, pagesa mund të kryhet nga 24 e deri në 120 këste.

 

“Këta klientë duhet të kenë mbyllur ndërkohë detyrimet e krijuara gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, të cilat duhet të jenë likuiduar përpara lidhjes së aktmarrëveshjes së shlyerjes së debisë mes klientit dhe kompanisë OSHEE për periudhat e hershme”, OSHEE.

 

Për klientët përfitues të ndihmës ekonomike, apo kryefamiljarët pensionistë, apo kryefamiljarët pensionistë këstet mujore do të jenë në masën 1 mijë e 200 lekë. Abonentë familjarë, pa ndonjë kategorizim të veçantë do mund t’i shlyejnë faturat e energjisë duke paguar nga 2 mijë e 800 lek֝ çdo muaj.

 

“Në skemat e aktmarrëveshjeve, që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëmi ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive, që i përkasin vitit 2023 e në vijim”, OSHEE.

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vënë në dispozicion edhe një skemë tjetër. Klientëve familjarë që vendosin të shlyejnë njëherazi të gjitha detyrimet, do iu reduktohen në masën 70 për qind kamatvonesat. Po me të njëjtin kusht, përgjysmim të penaliteve do mund të përfitojnë edhe institucionet publike, ndërsa për bizneset parashikohet falje 100 për qind e kamatvonesave.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image