November 27, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Alqi Bllakos

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg me një masë më të butë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës.

Por ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, që ndodhet në burg para caktimit të kësaj mase pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, i është rrëzuar kërkesa nga Gjykata, ndërsa kundër Bllakos u shpreh edhe SPAK këtë të mërkurë.

Për inceneratorin e Tiranës u caktua masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën.

Ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image