April 17, 2024
Tirana, Albania
Kosova Lajmi i fundit

KFOR paralajmëron serbët: Kush ngatërrohet me ne, ka punë me Aleancën e fuqishme!

“Nuk ka zgjidhje ushtarake mes Kosovës dhe Serbisë”. Kështu titullohet një raport i publikuar në përfundim të forumit të Budapestit për Ballkanin.

 

Në mesin e të ftuarve në panel ishte dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it, Federico Bernacca. Duke folur për dhunën që pësuan ushtarët e NATO-s gjatë trazirave të vitit të kaluar në Zveçan, ai lëshoi një paralajmërim të fortë për serbët apo këdo tjetër që kërkon dhunë.

 

“Nëse ju dëshironi që të ngatërroheni me njerëzit tanë, do të duhet që të përballeni me të gjithë organizatën më të fuqishme ushtarake në botë”, nënvizoi gjenerali Bernacca.

 

Ndërkohë, NATO ka shtuar prezencën në Kosovë pas trazirave të majit të kaluar dhe sulmit paramilitar të serbëve në Banjskë.

 

Kryeministri Albin Kurti, kërkoi së fundmi më shumë trupa nga Britania e Madhe, siç tha ai, për të parandaluar ndonjë tentativë të mundshme për pushtim nga Serbia.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image