November 27, 2024
Ekonomi

Më pak ndihma ndaj sektorëve, Industria dhe Bujqësia prodhuan më pak në 2023

Dikur mbanin gjallë ekonominë e vendit, bujqësia dhe industria tashmë prodhojnë më pak se gjithë sektorët e tjerë në ekonominë e vendit. Sektorët ku punojnë gati gjysma e popullsisë dhanë një kontribut negativ në ekonominë e vendit për 2023, përkatësisht me -0.68% dhe -0.69%.

 

Është mungesa e vëmendjes por dhe politikat e ulëta të subvencionimit sipas ekspertëve që po i rrënojnë këto shtylla kryesore.

 

Ndalur tek bujqësia kjo është rënia më e madhe në dekadën e fundit. Performancën më të lartë kjo strukturë e ekonomisë e dha në 2016 ndërsa tatëpjetën, bujqësia e mori që prej vitit 2020.

 

Nga një fond 14.1 miliardë lekë për 2024, Ministria e Bujqësisë vendosi të shpërndajë në ndihmë të sektorit për të rritur prodhimtarinë rreth 3.3 miliardë lekë. Por këto para janë të mjaftueshme vetëm për 70 mijë fermerë, nga 97 mijë në total të pajisur me NIPT.

 

Ndërsa sektori i industrisë i cili përfshinë atë nxjerrëse dhe përpunuese, nga 5.45% kontribut në 2022 ra në -0.69% në 2023.

 

Situata në sektor pritet të përkeqësohet më tej gjatë këtij viti sipas ekspertëve, pasi edhe fondet nga IPARD mbeten ende të bllokuara.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image