April 24, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

Plagosje me armë zjarri në Velipojë, kush është i plagosuri?

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës në malin e Kolajve, në Velipojë. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 kur në  rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri Emiljano Paloka, 27 vjeç.

I riu, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, zona është duke u krehur nga policia dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image