April 17, 2024
Tirana, Albania
Politikë

Protestë të premten para bashkisë së Tiranës, Berisha: Beteja deri në përmbysjen e regjimit të Ramës

“Nga e premtja nis beteja për përmbysjen e regjimit të Edi Ramës”. Kështu u shpreh Sali Berisha, para mbështetësve të tij, duke njoftuar mbështetjen ndaj Aleancës për Teatrin, e cila do të protestojë para bashkisë së Tiranës ditën e premte.

 

“Ditën e premte në ora 11:00, çdo opozitare dhe opozitar e ftoj t’i përgjigjet thirrjes së Aleancës për Teatrin, aleancës më të pamposhtur që ka njohur vendi dhe ndoshta Europa, në betejë fitimtare.

 

Fitorja e opozitës, fitorja e qytetarëve të Tiranës fillon të premten në orën 11:00 tek Bashkia e Tiranës. Ndaj le të nisim ne betejën e fitores”, u shpreh Berisha.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image