September 11, 2024
Politikë

Rama refuzoi Interpelancën, Bardhi kërkesë Nikollës: S’ka tagër kryeministri të mos pranojë!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, pasi kryeministri Edi Rama refuzoi interpelancën urgjente të kërkuar prej tij.

Bardhi tha se kryeministri nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë.

“Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshish në rendin e ditës interpelancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shndërruar republikën parlamentare në republikë kryeministrite. Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese.”-është shprehur Bardhi.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image