September 11, 2024
Kosova Lajmi i fundit

Tjetër incident në Mitrovicë, digjet makina e ish-policit

Një tjetër incident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut, ku persona të panjohur i kanë vënë flakën një makine të parkuar në pronësi të një efektivi policie.

“Të mërkurën në orën 05:30 është djegur një veturë para një ndërtese. Nuk ka të dyshuar. Hetimi në vendngjarje ka përfunduar dhe hetimet janë duke vazhduar”, tha Elshani.

Mësohet se bëhet fjalë për një polic të nacionalitetit serb, i cili nuk ishte larguar nga puna në nëntor të vitit 2022, kur serbët në mënyrë masive u larguan nga institucionet e Kosovës.

Largimet e serbëve nga institucionet u nxitën nga mospajtimet që ata kishin lidhur me një vendim të Qeverisë së Kosovës lidhur me konvertimin e targave të makinave, nga ato të lëshuara nga Serbia në targa RKS – Republika e Kosovës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image