Dhjetëra karabinierë nga komanda Latina dhe Catania në Itali u angazhuan në një operacion për ekzekutimin e 13 urdhër arresteve ndaj të dyshuarve për trafik ndërkombëtar droge nga Italia. Kilogramë droge të ardhur nga Shqipëria, fshiheshin në kamionë falë vende të improvizuara brenda tyre. Bëhet fjalë për kokainë, hashash dhe marijuanë gati për t’u shitur në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina.
Të arrestuarit janë të gjithë me banim në Fondi, me disa precedentë të veçantë dhe prej vitesh konkurrojnë për tregun vendas. Vetëm një prej tyre, disa kohë më parë, ishte zhvendosur në Caltagirone, në provincën e Katanias dhe ishte nën vëzhgim nga karabinierët vendas.
Hetimi nisi nga një sulm me armë, i kryer nga rivalët, në tetor 2020 ku nuk u raportua për të lënduar apo të vdekur dhe ngjarja mbeti në heshtje. Karabinierët e komandës Latina, megjithatë, kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines, duke kapur gjithashtu disa ngarkesa droge që mbërrinin në Fondi.
Leave feedback about this