Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Rrashbullit në Durrës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se një sasi e vogël eksplozivi ishte vendosur në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa ende nuk ka të dhëna për autorin e kësaj ngjarje.
Policia dhe shtetasi L.A. dyshojnë se lënda plasëse mund të jetë vendosur për shkak të një konflikti pronësie që ai ka me disa shtetas të tjerë.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin.
Leave feedback about this