September 11, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

500 mijë euro tek aspiratori, lirohet nga qelia Alda Klosi! I përfundoi dënimi

Lirohet nga qelia Alda Klosi, ish zyrtarja e Ministrisë së Financave. Klosi ka përfunduar dënimin me 2 vjet e 6 muaj të dhënë nga gjykata, që nga gjykimi i shkurtuar u ul në 20 muaj.

Ndërkohë pas lirimit ajo do të qëndrojë në “arrest shtëpie” për llogari të akuzën e dytë të “pastrimit të parave”,  derisa prokuroria të vendosë pas afatit që i la gjykata.

Ish-zyrtarja e Financave në kohën që ky dikaster drejtohej nga Arben Ahmetaj, u hetua për tre vepra penale nga prokuroria e kryeqytetit. Në mbyllje të hetimit ajo u mor e pandehur vetëm për një akuzë, atë të “fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë” të shumës së parave dhe të një apartamenti.

Akuzat për “pastrim parash” dhe “deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore” nuk u provuan gjatë hetimit.

Në të njëjtën dosje me Klosin, u dërguan për gjykim edhe sanitarja Rozeta Dobi, si edhe djali i saj Havier Dobi. Për nënë e bir prokuroria kërkon gjykim për akuzën e “vjedhjes me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Tiranës dyshon se 500 mijë eurot e gjetura në banesën e Rozeta Dobit janë vjedhur nga dy familjarët Dobi në banesën e Alda Klosit. Paratë u zbuluan pas një kallëzimi të Klosit për vjedhjen e gati 120 mijë eurove në banesën e saj. Një pjesë e shumës në fjalë dhe bizhuteri e sende me vlerë u gjetën në banesën e sanitares së saj, Rozeta Dobit.

Një kontroll i dytë pas një përgjimi ambiental të nënë e bir zbuloi edhe gati 400 mijë euro të tjera “cash”. Gati një muaj pas arrestimit dhe lënies pa shpjegim të origjinës së 500 mijë eurove, Rozeta Dobi përfshiu edhe Klosin në histori. Ajo i tha hetuesve se të gjitha paratë i përkisnin ish-zyrtares, e cila ia kishte lënë në ruajtje.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës thanë se Alda Klosi po i nënshtrohet edhe një hetimi pasuror bazuar në ligjin antimafia. Përmes një hetimi të veçuar, Prokuroria tha se po verifikon pasuritë e Klosit dhe se do të sekuestrojë pasuritë e pajustifikuara në burime të ligjshme.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image