April 18, 2024
Tirana, Albania
Lajmi i fundit Politikë

Amnistia, votimi futet në rend dite, Basha: Nuk ka transparencë, Manja: I paske thënë lamtumirë zanatit

Dakordësia e arritur një ditë më parë mes PS dhe Rithemelimit u zyrtarizuar në sallën e seancave plenare. Projektligji i amnistisë penale u fut në rendin e ditës dhe pritet që të miratohet ditën e sotme pavarësisht kundërshtive nga PD zyrtare.

Lulzim Basha kërkoi që drafti të kalojë për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve pasi sipas tij po bëhet pazar në kurriz të qytetarëve dhe SPAK.

“Transparenca shërbehet përmes procedurave parlamentare. Amnistia nuk ka qenë në rend dite. Doni ta fusni sot pa kaluar në komisionin e ligjeve dhe na ftoni që cfarë kemi ta themi në salllë. Ju nuk doni që qytetarët të njihen me një amnisti e cila shpërblen zyrtarë të korruptuar dhe të dënuar nga GJKKO dhe ndëshkon opozitarë dhe protestues. Ky pazar i ulët është antidrejtësi, antiSPAK. Përfitojnë të korruptuarit dhe jo protestuesit”, tha Basha.

Por ndryshe mendon ministri Ulsi Manja, i cili deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk përfiton nga kjo amnisti asnjë zyrtar i dënuar nga GJKKO dhe hetuar nga SPAK.

“Basha i ka thënë lamtumirë dhe zanatit të juristit. Ky mirë që nuk e lexon ligjin, por edhe kur e lexon e shikon mbrapsht. Të gjithë kolegët do të njihen me ligjet dhe propozimet për amnistinë. Por të dalësh dhe të thuash përfitojnë të dënuarit nga GJKKO…kur është e bardha mbi të zezë”, deklaroi Manja.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image