October 30, 2024
Lifestyle

Bien sërish WhatsApp, Instagram dhe Facebook

Aplikacionet më të përdorura të komunikimit WhatsApp, Facebook dhe Instagram u ndërprenë përsëri për disa orë si pasojë e një problemi që sipas raportimeve erdhi nga kompania mëmë Meta.

Mijëra përdorues të aplikacioneve raportuan probleme me aksesin, teksa shumë prej tyre u drejtuan në media të tjera sociale për të transmetuar ankesat.

Ndërkohë, kompania reagoi menjëherë pas kësaj problematike duke shkruar përmes një postimi se shumica e problemeve tashmë janë zgjidhur.

Faqja në Mbretërinë e Bashkuar Downdetector, e cila monitoron performancën e faqeve të internetit, tregoi rreth 82,000 probleme me WhatsApp në orën 19:25, por një orë më vonë problemi dukej se ishte zgjidhur kryesisht.

Në mars, qindra mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram u prekën globalisht për më shumë se dy orë, pas një ndërprerjeje që u shkaktua nga një problem teknik .

Meta ka rreth 3.19 miliardë përdorues aktivë çdo ditë në të gjithë familjen e saj të aplikacioneve, e cila përfshin gjithashtu Threads.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image