Plani i dhëndrit të ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner për të investuar në vila luksoze në ishullin e Sazanit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Agjencia e Lajmeve Ndërkombëtare Reuters ka realizuar një reportazh për këtë projekt i cili pritet të nxisë ekonominë lokale dhe të joshë vizitorët. Por projekti ka hasur në kundërshtimin e organizatave jo-qeveritare të cilat merren me mbrojtjen e mjedisit.
“Është një pikëllim i madh të dish se kjo zonë nuk do t’u shërbejë më gjeneratave të ardhshme. Nuk do t’u shërbejë më studentëve të shkencave natyrore. Nuk do t’u shërbejë më njerëzve. Një zonë që natyra e ka krijuar prej shumë vitesh. Kjo është një nga zonat më të rëndësishme (mbrojtëse) në Shqipëri tani do të kthehet në Ksamil ose Golem në Durrës (qytete të tjera turistike me resorte)”, thotw Jon Vorpsi, orintolog, PPNE.
Që prej rënies së komunizmit në vitin 1990,Shqipëria ka luftuar me paqëndrueshmërinë ekonomike dhe politike dhe me emigracionin e përhapur, veçanërisht në mesin e të rinjve. Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha përshëndeti projektin e Kushnerit, i cili përfshin bankina jahtesh, pishina dhe vila ekskluzive, duke thënë se ai planifikon ta kthejë qytetin në një “destinacion turistik të nivelit të lartë” dheu zotua të mos dëmtojë mjedisin.
“Do t’ju them, sepse ne gjithmonë, nuk shohim lartësi atje (në projektin e investimit), nuk shkojmë në gjëra shumë të larta, në ato të larta kur bëhet fjalë për ndërtimin (duke iu referuar mungesës së ndërtesave të larta Në projekt). Por, ajo që shohim është shumë e rëndësishme, këto materiale që do të përdorim do të jenë të gjitha ekologjike. Pra, ne nuk do ta shkatërrojmë atë. Do të harmonizohet me të gjithë peizazhin që kemi”, u shpreh Ermal Dredha, Kryetar i Bashkisë së Vlorës.
Planet e Kushnerit, të cilat vendasit i quajnë “vilat e Trump”, tashmë po bëjnë bujë. Agjenti i pasurive të paluajtshme Flori Brahimaj tha se çmimet për apartamentet me një pamje mbi truallin e planifikuar të projektit tashmë janë rritur midis 100-200 euro për metër katror.
“Kur u publikua lajmi (për investimin e Kushnerit) çmimet filluan të rriten. Ka shumë zhvillues që thonë se do shes apartamentin me pamje te vilat e Trump. Çmimet janë tashmë të larta. Javën e kaluar çmimet janë rritur me 100 apo 200euro për metër katror si pasojë e atij lajmi”, tha Flori Brahimaj, Agjent i Pasurive të Paluajtshme.
Liqenet alpine të Shqipërisë dhe vija bregdetare e paprekur kanë tërhequr një numër në rritje turistësh që kërkojnë një alternativë më të qetë dhe më të lirë për Greqinë dhe Kroacinë aty pranë.
Leave feedback about this