September 11, 2024
Bota Lajmi i fundit

Vuçiç mbledh urgjent qeverinë, diskutohet një plan veprimi për Kosovën dhe Republikën Srpska

Qeveria e Serbisë po mban një mbledhje të jashtëzakonshme dhe urgjente. Në të po merr pjesë dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, sipas një njoftimi të presidencës.

Mediat në Beograd raportojnë se në këtë seancë po diskutohet për planin e veprimit dhe mënyrat se si shteti do t’i përgjigjet presioneve që rëndojnë mbi Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Republika Sërpska.

Përveç presidentit, në këtë seancë po merr pjesë kryetarja e sapozgjedhur e kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ministra të ndryshëm dhe zyrtar nga sektori i policisë, ushtrisë, sigurisë dhe drejtorë të kompanive publike.

Siç raportohet, në këtë mbledhje urgjente do të flitet dhe për tema të tjera rajonale dhe ekonomike. Kjo vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme të Vuçiç drejtuar Kosovës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image