Deputetja demokrate Ina Zhupa në interpelancën me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro është shprehur se këtë të fundit do të quajë ministre të ndërtimit sepse shqetësimi i saj i vetëm është ndërtimi në zonat e mbrojtura.
Zhupa kërkon përgjigje nga ministrja për një sërë pyetjesh, përfshirë dhe arsyen pse mendon se se Shqipëria nuk paska përfitime nëse profilizohet te turizmi natyror.
“Zonja Kumbaro ka precedent. E mbani mend pikën e vogël, e hoqi. Do ta bësh Shqipërinë të mbushur me pikëza betoni. Do ju drejtohem ministrja e ndërtimit, se shqetësimi juaj është ku të ndërtoni resorte, hotele me 5 yje, vilat e oligarkëve me demek i shërbyekan turizmit. Si i shërben betoni mjedisit, s ii shërben mjedisit prerja e pyetjeve, shkatërrimi i lagunave, florës dhe faunës. Pse dënohet një njeri që pret pyje dhe një që vret kafshë, ndërsa njëri që pret mijëra pyje quhet investitor strategjik, apo sepse i pari nuk ka para ndërsa i dyti ka dhe i ndan me ju. Si është e mundur që ju si ministre, të mendoni se Shqipëria nuk paska përfitime nëse profilizohet te turizmi natyror, pse mendoni se është ai i resorteve në zona të mbrojtura? Pse duhet shteti të falë zonat e mbrojtura? Mi sqaroni këto pyetje”, tha Zhupa.
Leave feedback about this