Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka marrë pjesë në protestën që po zhvillohet ditën e sotme para Bashkisë Tiranë. Duke folur për mediat, Bardhi u shpreh se kreu i bashksë, Erjon Veliaj duhet të ishte në burg së bashku me vartësit e tij. Po ashtu ai ka theksuar se opozita duhet që tu prijë qytetarëve në protestat e tyre.
“Kjo është protestë e shoqërisë civile. Si deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, e kemi për detyrë të jemi në mbështetje të tyre. Zyrtarë të afërt me Velijan kanë guxuar të vjedhin. Veliaj do të duhej të ishte me 5 vartësit e tij në qeli dhe jo në zyrën e bashkisë. Ka shumë arsye për të protestuar. Ky nuk është një rast i shkëputur. Nëse hetoni, kjo është skemë e shtrirë në çdo bashki të vendit. Opozita, do të duhet t’i prijë qytetarëve për të bërë të mundur hetimet”, tha Bardhi.
Leave feedback about this