September 11, 2024
Bota

Biden kërcënon Netanjahun, kushtëzon mbështetjen për Izraelin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka qenë i ashpër me kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu duke i thënë qartazi se e ardhmja e mbështetjes amerikane për luftën në Gaza varet nga masat që do të merren për mbrojtjen e civilëve dhe punonjëve humanitarë.

Dy liderët zhvilluan një bisedë të gjatë telefonike disa ditë pasi 7 punonjës humanitarë në Gaza u vranë aksidentalisht si pasojë e sulmeve izraelite.

“Presidenti e bëri të qartë nevojën që Izraeli zbatojë masa të reja, konkrete, të veçanta dhe të qarta për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmave”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë pas bisedës mes dy udhëheqësve.

Biden, po ashtu i tha Netanyahut se një armëpushim i menjëhershëm është kyç dhe i bëri thirrje Izraelit të arrinte një marrëveshje pa vonesë.

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha në Bruksel se mbështetja amerikane do të reduktohej nëse Izraeli nuk do të bënte ndryshime domethënëse në mënyrën se si po zhvillon luftën.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image