November 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

E rrallë për Bregun Lindor të SHBA-së, lëkundje tërmeti në New Jersey

Një tërmet ka goditur New Jersey paraditen e së premtes ( me orën lokale) duke bërë që ndërtesat në Qytetin fqinj të New York-ut dhe në zonat përreth të dridheshin nga lëkundjet.

 

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se tërmeti ishte me magnitutë 4.7 të shkallës Rihter dhe se epiqendra ndodhej 7 km në verilindje të Stacionit Whitehouse, New Jersey.

 

 

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 10:20 të paradites me orën lokale. Deri më tani, raportime për dëme nuk ka. Tërmetet janë një dukuri relativisht e rrallë në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara.

 

Banorët iu drejtuan mediave sociale ku u shprehën se tërmeti është ndjerë nga Philadelphia deri në New York dhe në lindje përgjatë bregut

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image