September 11, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau nipin teksa po pastronte armën, arrestohet pas dy vitesh 65-vjeçari

65-vjeçari, Vlash Jakaj është vënë në pranga disa vite pasi vrau nipin e tij me armë gjahu.Mësohetse Jakaj vrau nipin e tij  aksidentalisht teksa po pastronte armën e gjahut. Në lidhje me këtë ngjarje Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dënoi 65-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

“Në zbatim të planit të masave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Vlash Jakaj, 65 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Ky shtetas, më datë 09.08.2022, duke pastruar armën e gjahut, ka vrarë aksidentalisht nipin e tij të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image