Kjo fundjavë në Pallatin e Kongreseve mban emrin e Las Vegas Magic, Festival. Njerëz që fluturojnë, pasqyra magjike dhe truke të tjera të pabesueshme që tejkalojnë çdo ligj fizike apo logjike, të gjitha vijnë në Tiranë përmes gjashtë iluzionistëve, manipulatorëve, alkimistëve dhe prestigjatorëve të cilët nga shfaqjet e Las Vegasit, tanimë udhëtojnë në turin e Europës.
Jaana Felicitas është balerinë, por edhe iluzioniste. Një karrige e bardhë fluturon në ajër, duke ndjekur çdo lëvizje të saj si një partner magjik kërcimi. Duke ndërthurur kërcimin dhe efektet magjike, krijohet një performancë unike nga Janna.
“Është shumë bukur të jetosh si unë. Nuk është diçka e zakonshme, por është shumë bukur të shohësh se si njerëzit habiten nga magjia, të qeshin kur shohin teksa interpreton. Për mua është bukur të udhëtoj, të njoh vende të ndryshme të botës, por në në fund të fundit kanë një shtëpi të përbashkët, skenën.”
Një tjetër i ri që do të ngjitet për të performuar për tre netë në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve është edhe Andre Blake, i cili që në moshën 10-vjeçare ka nisur me krijimin e trukeve të para.
Me materiale shumë të thjeshta, ai nisi të ndërtonte iluzionet e tij.
“Këto ditë kam zgjedhur të interpretoj dy numra, më i rrezikshmi është ai që do të më duhet për një kohë të shkurtër të zgjidhem nga një xhaketë që më izolon të tërin. Do të jem me kokëposhtë i mbërthyer dhe në pak minuta duhet të zgjidhem. Ky është një numër i rrezikshëm për publikun, fatmirësisht jo për mua. Numra të tjerë po aq magjik, vijnë pas performancës sime. Në Las Vegas Magic Festival do të vijë një helikopter në skenë dhe në pak sekonda do të zhduket.”
Las Vegas Magic Festival që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në datat 5, 6, 7 prill 2024 me dy shfaqje në ditë
Leave feedback about this