Persona të panjohur kanë hedhur molotov në një derë të sinagogës në Oldenburg, në veri të Gjermanisë. Incidenti ka ndodhur pasditen e sotme, ndërkohë që bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar. Kjo është raportuar nga mediat gjermane, duke cituar një zëdhënës të policisë, i cili nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Rojet e një qendre kulturore aty pranë vunë re menjëherë zjarrin dhe shuan flakët, por dera e sinagogës u dëmtua, shton agjencia, duke raportuar se policia po kërkon përgjegjësit, duke dislokuar një numër të konsiderueshëm të forcave.
Leave feedback about this