Autoritetet lokale të qytetit Kabarovsk, në lindjen e largët të Rusisë, kanë shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të zbulimit të një rrezatimi të lartë radioaktiv.
Zona e identifikuar, pranë një stacioni elektrik, është vetëm 2.5 kilometra larg nga ndërtesat e banuara.
“Nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e qytetarëve”, sigurojnë autoritetet lokale. Përveç se i ka dhënë emrin një klasi të nëndetëseve bërthamore të marinës ruse, rajoni Kabarovsk ka një bazë ushtarake të lëshimit të raketave balisitike ndërkontinentale, të cilat mund të pajisen me koka bërthamore.
Në zonën ku është dhënë alarmi për rrezatim radioaktiv, gjendet dhe një qendër për mbledhjen e metaleve.
“Aksesi në zonë është i kufizuar”, lexohet në një njoftim të autoriteteve lokale, që shpjegojnë se niveli i lartë i rrezatimit duket se ka bazë natyrale dhe jo artificiale.
Leave feedback about this