Për hapje të profileve false në rrjetet sociale kryesisht të vajzave, vjedhje të të dhënave të bizneseve dhe përpjekje për ndërhyrje në sisteme kompjuterike të institucioneve, vitin e shkuar u proceduan penalisht 287 vetë.
Të dhënat tregojnë se procedimet penale për kibernetike gjatë 2023-shit u shtuan me gati 24 për qind krahasuar me 2022-shin, ndërsa në raport me 2019-n rezultojnë 3-fish më të larta.
“Kjo na tregon herë pas here se sulmet kibernetike janë të vijueshme,” Edmond Liçaj, inxhinier kompjuterik.
Procedimet penale për veprën “Krime kibernetike:” gjatë vitit të shkuar ishin sa 1.29 për qind e totalit nga 0.99 për qind në 2022-shin. Të dhënat tregojnë se procedimet për këtë vepër penale për 100 mijë banor banorë ishin në masën 11.3 nga 9.13 gjatë 2022-shit.
“Shteti nuk ka kapacitete për brime njerëzore për të menaxhuar të gjitha sulmet kibernetike në një vit.”
Pjesa më e madhe, 68 për qind e procedimeve penale për krime kibernetike vitin e shkuar ishin në Tiranë. Lista pasohet nga Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora dhe Fier.
Në një kohë që sulmet kibernetike ndaj qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve vetëm rriten, ekspertë të fushës tregojnë edhe se si mund të menaxhohen ato.
“Duhet një VKM që ekspertët e pavarur të kontraktohen dhe të paguhen me kohë të pjesshme.”
Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme tregojnë se gati 90 për qind e të proceduarve për krime kibernetike vitin e shkuar janë meshkuj.
Leave feedback about this