Aktorja e njohur Pamela Anderson ka bërë të ditur se po publikon një libër të ri gatimi. Aktorja u frymëzua nga familja e saj dhe shkroi një libër prej 228 faqesh, i cili përfshin 80 receta të bëra vetë me bazë bimore.
Sipas njoftimit për shtyp libri i saj u krijua fillimisht si një dhuratë mirëseardhjeje për djemtë dhe partnerët e saj dhe përbëhej nga një kuti me karta recetash, të titulluar “I love you”.
Ajo thot: Libri është frymëzuar nga udhëtimet e mia, por kryesisht nga ishulli ku u rrita, një pyll tropikal që meriton gjithë lavdinë. Ky është një libër gatimi dhe një libër jetese, asgjë e zbukuruar.
Ky libër është përpjekja e dytë që lidhet me shkrimin e Pamela Anderson, e cila një vit më parë publikoi kujtimet e saj me titull “Love, Pamela”. Kopertina e tregon atë të ulur në një tavolinë prej druri. Sipas revistës People, fotot e recetës janë realizuar në kuzhinën e saj.
Leave feedback about this