Argita Malltezi foli në lidhje me protestën e organizuar nga Aleanca për Teatrin dhe e mbështetur nga Rithemelimi përpara Bashkisë së Tiranës, ku mes të tjerash të pranishmit kërkuan dhe dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Malltezi deklaroi se gjëja më e rëndë që ka ndodhur në vendin tonë është vrasja e reagimit qytetar, teksa shtoi se ajo që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, ku SPAK ka arrestuar disa prej ish-funksionarëve të lartë, është një skandal që nuk mund të mbyllet lehtë
“Çdo protestë ka synim ndërgjegjësimin e masës. Gjëja më e rëndë është vrasja e reagimit qytetar. Duhet protestuar fuqishëm dhe mjetet janë një diskutim tjetër. Është shumë e rëndësishme që u bë ky organizim. Shpresoj t’ia arrijë qëllimin. Ajo që ka ndodhur është skandal dhe që do të jetë në kryefjalën e opozitës në të ardhmen e afërt”, tha Malltezi.
Leave feedback about this